Kapet ‘jashtëtokësori i ujërave’ (Video)

Në pjesën e cekët të bregdetit në Japoni, është vërejtur diçka jo e zakonshme.
Anijet e peshkimit dhe patrullat ujore, janë alarmuar për diçka të pa zakontë, e që në fakt ishte një peshkaqen shumë i rrallë.

I njohur si peshkaqeni me ‘mega gojë’ një krijesë e tillë, nuk është parë prej vitit 1976, andaj banorët këtë kafshë ujore e quajtën si ‘të ardhur nga ndonjë planet tjetër’.

Krijesa e gjinisë femërore, është kapur në ujërat e Shizuoka, shumë afër plazhit megjithëse jeton në ujëra të thella.

Peshkaqeni ‘gojë madh’ emrin e ka marrë pasi ka aftësi të hapë gojën shumë, gjë që i ndihmon të mbledhë planktone, që është ushqimi tij i vetëm.

Peshkaqeni është vënë në dispozicion të publikut dhe po vizitohet nga shumë njerëz, ndërsa siç raporton Nippon TV, ky është peshkaqeni i 58 i këtij lloji që është parë.

Ratings: 1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (2 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading...
700 views

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visit Us On FacebookVisit Us On TwitterVisit Us On Google PlusVisit Us On YoutubeCheck Our Feed