Ja pse Simeone e sulmoi Varanen ne finale (VIDEO)

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve po shkonte drejt fundit. Cristiano Ronaldo sapo kishte shënuar me 11-metërsh golin e katërt për Realin e Madridit dhe festimi i tij i ekzagjeruar zemëroi tej mase lojtarët dhe stafin teknik të Atletico Madridit.
232454-323232
Me ambientin e ndezur, Raphael Varane, duke u kthyer në mbrojtje pas festimit të golit, goditi një top drejt stolit të bardhekuqve. I irrituar nga ky gjest, “Cholo” Simeone hyri në fushë dhe u vërsul drejt mbrojtësit të ri francez.

Vetëm ndërhyrja e Di Marias dhe arbitrit të ndeshjes, i cili ndëshkoi me karton të verdhë Varanen dhe me të kuq Simeonen, shmangën përshkallëzimin e situatës.

Ja si e shpjegon Simeone këtë incident: “Varane më ngacmoi duke goditur një top drejt meje. Ai është i ri dhe gaboi, kjo gjë do i vlejë si eksperiencë pasi ka të ardhme të ndritur përpara. Edhe unë gabova me reagimin tim.”

Ratings: 1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (3 votes, average: 5.00 out of 5)
Loading...
557 views

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visit Us On FacebookVisit Us On TwitterVisit Us On Google PlusVisit Us On YoutubeCheck Our Feed